Misioni i LSHPMBZ-së
Misioni i Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër (LSHPMBZ) është rritja e nivelit të bashkëpunimit dhe bashkërendimit me synimin aktivizimin e njëzëshëm të shoqatave të Luginës së Preshevës në Zvicër me objektiv përmirësimin e përfaqësimit të tyre, ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare, njohjen mes tyre dhe përfaqesimin nën një zë.


LSHPMBZ është vullnetare dhe secila shoqatë do të ruajë identitetin e saj qoftë humanitar apo kulturor. Lidhja do të shërbej si ombrellë në drejtim të ruajtjes së kulturës, traditës, zakoneve, ndihmës humanitare për origjinën si dhe për ruajtjen e identitet kombëtar e po ashtu dhe organizimin e tyre në Zvicër. Në kryesinë e kësaj shoqate zgjidhen nga dy përfaqësues të shoqatave nga secila komunë e Luginës, ndërsa është me mandat një vjeçar, (me rotacion, bazuar në sistemin zviceran). Cdo Kryesi e re harton objektivat e përbashkëta të shoqatave dhe në kuadër të kësaj, Lidhja ndihmon në krijimin e politikave dhe evidentimin e prioriteteve për mandatin e pasues. Cdo shoqatë e Luginës që bënë pjesë në Lidhje, do tëketë mundësinë që të udhëheq një mandat në LSHPMBZ.