Si filloi e gjitha?
Fillimisht u identifikuan 26 shoqata të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër dhe pastaj filloi kontaktimi i tyre. Më datë 30 tetor 2021, në qytetin e Zyrihut, u zhvillua takimi mes shoqatave të Luginës së Preshevës në Zvicër, ku u themelua Lidhja e Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër (LSHPMBZ).
Shumica e shoqatave të Luginës së Preshevës që veprojnë në Zvicër u bashkuan në një Lidhje të vetme me qëllim bashkërendimin e veprimtarive të tyre në funksion të forcimit të lidhjeve me vendlindjen, kontributin ndaj origjinës dhe promovimin për ruajtjen e gjuhës, traditave, kulturës e historisë shqiptare në Zvicër.
UNIFIKIM i Diasporës
Bashkimi i shoqatave luginase
PËRFAQËSIM Meritor
Duke i aranzhuar aktivitetet
RUAJTJE e Identitetit
Aktivitete kulturore shqiptare
Në këtë takim, ishte i pranishëm edhe Sekretari i Parë Ambasadës së RSH në Zvicër, z.Valon Gashi i cili e vlerësoi dhe përshëndeti unifikimin e tyre, uroi zgjedhjen e kryesisë së re si dhe nënvizoi mbështetjen pa rezerva nga ana e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë.
Me një video mesazh mbi rëndësinë e unifiimit përshendeti edhe gazetari i mirënjohur shqiptar z.Marin Mema.
Kryesia Aktuale
Njoftoni kryesinë aktuale të LSHPMBZ
z.Ahmet Jakupi
Kryetar i LSHPMBZ
Filam Fisteku
Nënkryetar nga Presheva
Filam Fisteku
Nënkryetar nga Bujanoci
Filam Fisteku
Nënkryetar nga Medvegja